
Në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, Kosova ka kaluar në epërsi me golin e anëtarit të Reims, Arbër Zeneli, njofton Insajderi.
Po zhvillohej minuta e 27-të e takimit, ku pas një solo-depërtimi, Zeneli arrin të lirohet nga lojtarët lituanë, teksa me një goditje të bukur në specialitetin e tij, arrin të mposht portierin mysafir, Svedkauskas. /Insajderi.com