
Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Maltës në miqësoren që po zhvillohet në Austri, njofton Insajderi.com
“Dardanët” përfituan nga gabimi në mesfushë dhe përmes kundërsulmit arritën të shënonin.
Goli u shënuar nga Milot Rashica në minutën e 19-të.
Deri në këtë minutë po zhvillohet lojë e hapur nga të dyja skuadrat, por më shumë janë duke rrezikuar tanët./insajderi.com