
Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë sot (e premte) miqësoren e dytë të muajit qershor, pasi do të ndeshet me Përfaqësuesen e Maltës, shkruan Insajderi.
Ndeshja pritet të fillojë nga ora 18:00 në stadiumin”Worthersee stadion” në Klagenfurt.
Ndeshja e fundit e zhvilluar mes dy vendeve ka përfunduar me fitoren e thellë 5-0 të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Disa ditë më parë, Përfaqësuesja e Kosovës fitoi miqësoren ndaj San Marinos në Prishtinë me rezultat 4:1./Insajderi.com
.