Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar datën dhe vendin e dy miqësoreve të ardhshme, njofton Insajderi.
Federata e Futbollit të Kosovës ka deklaruar në një njoftim zyrtar se ‘dardanët’ do të luajnë në 24 mars në Prishtinë ndaj Lituanisë, skuadër e cila ishte në grup me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Kjo ndeshje do te luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë që vetëm katër ditë më vonë, në 28 mars, Kosova do të presë përsëri në shtëpi përfaqësuesen e Suedisë. Këto sfida janë përpara eleminatoreve të Botërorir 2022 të Katarit.
Trajneri Bernard Challandes ka marë lajme mjaft të mira dy javët e fundit, teksa Muriqi ka gjetur formën e duhur tek Lazio, ndërsa edhe Rashica është kthyer nga dëmtimi. /Insajderi.com