Kosova me Spanjën do të përballet në stadiumin e Sevilla-s

Kosova me Spanjën do të përballet në stadiumin e Sevilla-s

Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar edhe stadiumin ku do të zhvillohet përballja ndaj Kosovës, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, bëhet me dije se ky takim është planifikuar të zhvillohet në stadiumin e Sevilla-s “La Cartuja”.

Flitej që sfida mes Spanjës dhe Kosovës të zhvillohet në një terren neutral për shkak të problemeve diplomatike, pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Gjithsesi duket se palët kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe është vendosur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e Sevilla-s. Kujtojmë se ky takim do zhvillohet me 31 mars 2021. /Insajderi.com