Kosova me tri medalje në kampionatin ballkanik

Kosova me tri medalje në kampionatin ballkanik

Kosova ka marrë tri medalje, një të artë dhe dy të bronzta në Kampionatin Ballkanik në beach volley të grupmoshës U20. Kombëtarja e femrave Dhurata Sylejmani/Valmira Ramadani, kanë marrë medaljen e artë në këtë kampionat, ndërsa te femrat, të bronztën e mori dyshja Rinesa Hasani/Julinda Idrizi.

Për herë të parë, medalje në kampionat ballkanik në beach volley, morën edhe dyshja e djemve Art Tërstena/Arlind Basha.

Për tri ditë gara, në Kampionatin Ballkanik të beach volley, që u mbajt në Prishtinë, për titullin e më të mirit luftuan çiftet nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Kosova dhe Rumania.

Lexo më shumë