Përfaqësuesja e Kosovës në futsal, ka udhëtuar në Tajlandë, ku do të marrë pjesë në turneun kontinental të këtij sporti, shkruan Insajderi.
Pjesëmarrës në këtë garë do të jenë edhe shtete si: Uzbekistani, Tajlanda, Mozambiku, Irani, Egjipti, Taxhikistani dhe Lituania.
Përzgjedhësi Simitçiu ka folur në lidhje me këtë turne dhe është shprehur optimist për paraqitje dinjitoze.
“Si unë, ashtu edhe lojtarët po e presin me padurim fillim e këtij turneu. Jemi duke i bërë përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë kundër Kombëtares së Uzbekistanit”.
“Besoj se ashtu sikurse në miqësoret kundër Holandës, edhe në këtë turne do t’i befasojmë të gjithë me paraqitje të mira”, u shpreh selektori i Kosovës në futsall.
Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut tashmë kanë zhvilluar dy stërvitje në Bankok, derisa gjatë së shtunës do të zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë kundër Uzbekistanit, e cila luhet të dielen me fillim nga ora 15:00.
Ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit, “Dardanët” do të luajnë kundër Tajlandës më 26 korrik dhe Mozambikut më 27 korrik./Insajderi.com