Kosova mposhtet në Çeki dhe humb njërën mundësi për kualifikim në Euro

Kosova mposhtet në Çeki dhe humb njërën mundësi për kualifikim në Euro

Kosova nuk ka arritur ta ruaj epërsinë ndaj Çekisë duke pësuar me rezultatin 2:1.

Të parët në epërsi kaluan tanët me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 50-të.

Por më pas ky rezultat nuk arriti të mbahej me Çekët që shënuan dy herë.

Ishte futbollisti Alex Kral me golat në minutat (71’) dhe (79’) që ia solli fitoren kombëtares së tij.

Pas kësaj humbje, Kosovës i vështirësohen gjasat për kualifikim në Euro 2020.

Ndeshjen e fundit, Kosova e luan të dielën ndaj Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kështu Çekia siguron një vend për në Evropian, derisa Kosova kalimin tutje do ta kërkoj në Play off. /Insporti.com