
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje si mysafir kundër Estonisë me rezultat 76:50.
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të Grupit C të para-kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Kosova e nisi mirë takimin duke avancuar 7:0 në çerekun e parë, por pas kësaj estonezët u rikthyen në lojë dhe përfunduan çerekun e parë në epërsi 17:15.
Vendësit dominuan edhe në çerekun e dytë, të cilën e përmbyllën në epërsi 40:29.
Në çerekun e tretë Kosova pati një rënie edhe më të madhe dhe Estonia në përfundim të këtij çereku pati epërsinë prej rreth njëzet pikësh 60:41.
Edhe në çerekun e katër vazhdoi dominimi i basketbollistëve vendës, të cilët për asnjë moment nuk lejuan që të rrezikohet fitorja e tyre.
Kosova i ka edhe tri ndeshje për t’i zhvilluar në Grupin C, ku tani është mysafire e Estonisë në Tallin, më pas më 12 gusht udhëton në Shkup për t’u përballur sërish me Maqedoninë dhe më 19 gusht pret Estoninë në shtëpi, njofotn rtklive
Dy skuadrat e para do të arrijnë të vazhdojnë tutje në kualifikimet për Kupën e Botës, fazë kjo e cila do të fillojë në muajin nëntor.