
Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e tretë radhazi.
Dardanët janë mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Gjeorgjia me rezultat të ngushtë 1-2, shkruan Shqip.com.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Okriashvili në minutën e 11-të. Ky shënim erdhi prej një gabimi të bërë nga portieri Aro Muric i cili nuk arriti të kapte topin.

Reagimi i Aro Muric, pas pranimit të golit
Kur u mendua qe pjesa e parë do përfundonte me barazim, ishte Vedat Muriqi që u përkujdes për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Në pjesën e dytë u prit që skuadra e udhëhequr nga Bernard Challades të përmbyse rezultatin, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ndërsa, Gjoorgjina e tundi rrjetën edhe njëherë, kësaj radhe me Davitashvili dhe arkëtuan pikët e plota.
Për mysafirët, kjo ishte fitorja e parë në këto kualifikime, ndërsa Kosova tashmë është në vendin e fundit në grup./Shqip.com
