Kosova mposhtet nga Portugalia, nuk siguron kalimin në fazën tjetër

Kosova mposhtet nga Portugalia, nuk siguron kalimin në fazën tjetër

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave është mposhtur nga Portugalia në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në kuadër të parakualifikimeve për EURO 2022, shkruan Insajderi.

“Dardanet” u mposhtën nga portugezet me rezultat të thellë 30:17.

Disa nga shkaqet e kësaj humbje janë edhe mungesat e shumta në ekipin përfaqësues të Kosovës për shkak të lëndimeve dhe infektimeve me Coronavirus.

Kosova arriti të mposhtë Qipron dhe Luksemurgun, por jo edhe Portugalinë, të cilët kaluan tutje në fazën kualifikuese për EURO 2022.

Kombëtarja portugeze u rendit e para në grup, ndërsa përfaqësuesja jonë e dyta me katër pikë, duke mos arritur të kaloj në raundin tjetër të kualifikimeve./insajderi.com