Kosova në kërkim të fitores së parë në kualifikimet për “Euro 2020”

Kosova në kërkim të fitores së parë në kualifikimet për “Euro 2020”

Te kombëtarja e Kosovës në hendboll janë shumë të motivuar dhe optimist për ndeshjen ndaj Izraelit.
Ndeshja Kosova – Izraeli zhvillohet të mërkurën (sot) nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja është e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kosova kërkon fitoren e parë në kualifikime.

“Ishim katër ditë në përgatitje në Turqi dhe kemi zhvilluar dy ndeshje pozitive kundër Turqisë. Tani jemi të gjithë të përqendruar në ndeshjen kundër Izraelit. Besojmë që jemi të gatshëm dhe që ka ardhur koha që ta shënojmë fitoren e parë në eliminatore. Ky do të ishte një motivim shumë i madh për ndeshjet tjera eliminatore”, ka thënë pivoti Kastriot Jupa.

Lexoni më shumë në Insporti.com