Shtëpia më e madhe botërore e futbollit, FIFA, ka ndarë ekipet kombëtare në gjashtë vazo të ndryshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror, Qatar 2022, njofton Insajderi.
FIFA publikoi së fundmi ndarjen e kombëtareve europiane për shortin e shtatë dhjetorit që do të mbahet në Curich.
Përfaqësuesja e Kosovës, është shortuar të jetë në vazon e pestë, ku në këtë vazo bëjnë pjesë Armenia, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Kazakistani, Andora, Estonia, Letonia dhe Lituania.
Ndërsa, Shqipëria në vazon e katërt ndodhet me kombëtare tjera si Sllovenia, Bosnje – Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Bjellorusia, Izraeli, Luksemburgu dhe Gjeorgjia.
Më poshtë janë të gjitha ekipet, në vazot përkatëse:
Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlanda, Çekia, Norvegji, Irlanda e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Slloveni, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtajn, Gjibraltar, San Marino.
/Insajderi.com