Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka arritur të marrë një barazim nga udhëtimi në Finlandë, në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës në garat e organizuara nga FIFA.
Finlanda e nisi më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 18 përmes Arajuurit, i cili shënoi pas një krosimi nga Lam.
Përkundër rasteve të krijuara Kosova nuk arriti që të barazojë shifrat në pjesën e parë, gjë që e bëri në pjesën e dytë.
Golin historik për Kosovën e shënoi mesfushori Valon Berisha nga pika e bardhë në minutën e 60, pas një penalltie të fituar nga Bernard Berisha.
[dailymotion id=”x4rzwkv”]
Përveç Finlandës, Kosova ndodhet në grup edhe me Islandën, Kroacinë, Turqinë dhe Ukrainën./Insajderi.com