Kosova niset drejt Maqedonisë së Veriut, tifozët i përcjellin në Han të Elezit

Kosova niset drejt Maqedonisë së Veriut, tifozët i përcjellin në Han të Elezit

Sot, përfaqësuesja e Kosovës në futboll, është nisur me autobus drejt Maqedonisë së Veriut, ku do të përballet nesër në mbrëmje me fillim nga ora 20:45 me Maqedoninë e Veriut për ndeshjen gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kombeve, në divizioni D të ligës, njofton Insajderi.

Gjatë rrugëtimit për në Shkup, lojtarëve të Kosovës iu bë një pritje madhështore ne komunën kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, në Han të Elezit nga tifo – grupi “Dardanët”.

Tifozët “Dardanë”, duke ditur se është ndaluar hyrja e tifozëve nëpër stadiume, shkaku i pandemisë, kanë vendosur që lojtarëve të Kosovës, t’iu tregojnë që nuk janë asnjëherë vetëm, dhe se kanë përkrahjen e tyre  në çdo rrethanë, duke dalur me flamuj shtetëror dhe kombëtar në duar, duke ofruar gjithë përkrahjen e tyre.

Në anën tjetër, lojtarët e Kosovës, kanë dalur nga autobusi me të cilin po udhëtonin dhe kanë përshëndetur të pranishmit, që nuk ishin të pakët në numër.

Përcjellja e lojtarëve të Kosovës në pikën kufitare, të kujton kohën kur ushtarët e Mbretërisë Dardane shkonin në luftë jashtë kufijve të Mbretërisë (në të shumtën e  herëve janë kthyer me nder, ashtu se si do të kthehen lojtarët e Kosovës), ndërsa dalja e tifozëve për të përcjellur “ushtarët” e tyre, të kujton kohën kur nënat dhe gratë dardane, përcillnin ushtarët për betejë. /Insajderi.com