
Shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e re të kombëtareve, ku Kosova nuk ka ndryshuar pozitë nga muaji i kaluar, njofton Insajderi.
“Dardanët” vazhdojnë të mbajnë pozitën e 120-të të renditjes së kombëtareve të futbollit në botë, një pozitë poshtë Libisë (119), dhe një pozitë me lartë se Taxhikistani (121).
Përfaqësuesja e Kosovës ka të grumbulluara 1151.73 pikë.
Kjo renditje pritet të pësoj ndryshim gjatë muajit të ardhshëm, pas përfundimit të Kampionatit Europian, i cili fillon më 11 qershor dhe mbaron më 11 korrik.
Kosova gjatë qershorit ka rezervuar katër miqësore kundër ekipeve si Malta, San Marino, Guinea dhe Gambia. /Insajderi.com