
Garuesit kosovar kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.
Ashtu siç ishte paraparë, flamuri i vendit u bartë nga dy xhudistët, Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.
Gjatë parakalimit nuk ishin prezent të gjithë sportistët për shkak të rregullave anti-Covid.
Kosova përfaqësohet nga 11 sportist në këto gara, ku gjashtë prej tyre janë me normë olimpike, ndërsa pesë të tjerë me ftesë./Insajderi.com