Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike

Garuesit kosovar kanë parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Insajderi.

Ashtu siç ishte paraparë, flamuri i vendit u bartë nga dy xhudistët, Akil Gjakova dhe Majlinda Kelmendi.

Gjatë parakalimit nuk ishin prezent të gjithë sportistët për shkak të rregullave anti-Covid.

Kosova përfaqësohet nga 11 sportist në këto gara, ku gjashtë prej tyre janë me normë olimpike, ndërsa pesë të tjerë me ftesë./Insajderi.com