Kosova për grupmoshat U-21 ka shënuar fitore minimale përball U-21 të Andorrës

Kosova për grupmoshat U-21 ka shënuar fitore minimale përball U-21 të Andorrës

Kosova për grupmoshat U-21, më në fund ka shënuar fitore, minimale por shumë të rëndësishme kudër Andorrës U-21, në Prishtinë, njofto Insajderi.

Kjo fitore e Kosovës, në grupet kualifikuese për Evropianin që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, ka ardhur pas pesë disfatave në grupe.

Golin e vetëm në takim e shënoi Mirlind Daku në minutën e 62-të të takimit, pas një krosimi të Ajdinit në zonë, ku Daku nuk e kishte të vështirë të shtynte topin në rrjetë.

Duhet cekur se në këtë takim, Kosova kishte një numër të madh të mungesave të lojtarëve kryesor, katër prej tyre ishin me koronavirus.

Në ndeshjen e parë në Andorra, Kosova e kishte fituar me rezultat të thellë prej 0:4, ndërsa më pas si vendas kishte mposhtur Turqinë me rezultat 3:1 në Prishtinë, që nga këto ndeshje, Kosova kishte pësuar nga dy humbje nga Anglia dhe Austria, ndërsa një tjetër humbje ja kishte shkaktuar Shqipëria.

Pas tetë gjirosh, Kosova ka nëntë pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt në tabelë, ndërsa ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan me 13 nëntor përsëri si vendas, kësaj radhe kundër bashkëpatriotëve, Shpresave të Shqipërisë së Alban Bushit. /Insajderi.com