
Të enjten Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros në kuadër të fazës së parë kualifikuese për “EURO 2022” në konkurrencën e femrave në hendboll, njofton Insajderi.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:30.
“Dardanet” gjenden në grupin A të fazës së parë kualifikuese së bashku me Portugalinë, Qipron dhe Luksenburgun.
Vetëm fituesi i grupit avancon tutje në fazën e rregullt kualifikuese./insajderi.com