Kosova përballet me Qipron për fazën kualifikuese për EURO 2022

Kosova përballet me Qipron për fazën kualifikuese për EURO 2022

Të enjten Kosova do të zhvillojë ndeshjen kundër Qipros në kuadër të fazës së parë kualifikuese për “EURO 2022” në konkurrencën e femrave në hendboll, njofton Insajderi.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me fillim nga ora 19:30.

“Dardanet” gjenden në grupin A të fazës së parë kualifikuese së bashku me Portugalinë, Qipron dhe Luksenburgun.

Vetëm fituesi i grupit avancon tutje në fazën e rregullt kualifikuese./insajderi.com