Kosova do të përfitojë 1.6 milionë dollarë nga një marrëveshje e arritur me USAID-n.
Kjo u realizua pas një takimi që presidentja Vjosa Osmani kishte me drejtoreshën USAID- për vendin tonë, Lisa Magno.
“Kjo marrëveshje synohet shërbimi më i mirë për qytetarët dhe gjithëpërfshirja demokratike. Kjo marrëveshje nënkupton shumë më shumë përtej përfitimeve materiale nënkupton përkushtimin e ShBAsë për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë”, tha Osmani.
Osmani shtoi se Përkufizimi i grantit ngërthen në vete edhe përkushtim tonë që synon rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë pa dallim.
“Raportet me të kanë ekzistenciale. Jemi me fat që kemi aleat si ta. Republikën e Kosovës do ta bëjmë ashtu siç duan ta shohin miqtë tanë. Zoti i bekoftë popujt tanë. Amerikën e Kosovën”, tha Presidentja. /Insajderi.com