Kosova pëson disfatën e dytë në Ligën e Kombeve

Kosova pëson disfatën e dytë në Ligën e Kombeve

Të dielen në ora 20:45, Kosova priste Slloveninë në kuadër të ndeshjeve për Ligën e Kombeve, ku në këtë takim, Kosova pësoi disfatëne  dytë në grup dhe të dytën me radhë, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat minimal për miqt me shënimin e Vuckic në minutën e 22’ të takimit, ku pastaj me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi.

Në pjesën e dytë Kosova bëri freski në lojë, zëvendësime që shpejtuan ritmin e lojës për nikoqirët, por pa dhënë ndonjë rezultat. Kështu pa arritur të evitonin humbjen e dytë në grup, pas asaj si vendas ndaj Greqisë.

Gjatë tërë pjesë së dytë, Kosova tentoi të shënonte golin e barazimit, mirëpo finalizimi i aksionit mungonte, ndoshta sepse me Kolollin si një nëntë falsë, nuk rrezikonte mjaftueshëm portën kundërshtare.

Për dallim nga tre ndeshjet e fundit, Kosova në këtë takim kishte lojë më të rrjedhshme dhe qarkullim më të shpejt të topit, mirëpo finalizimi në fund mungonte.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon më 14 tetor, të mërkuren në orën 20:45 në Athinë përball Greqisë.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Greqia mposhti me rezultat 2:0 Moldavinë. Në këtë grup prijnë Greqia dhe Sllovenia me nga shtatë pikë, ndërsa Kosova dhe Moldavia kanë nga një pikë. /Insajderi.com