Kosova pëson humbje në shtëpi nga Suedia

Kosova pëson humbje në shtëpi nga Suedia

Kosova në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ‘Qatar 2022’, në kuadër të grupit B, ka pësuar disfatë në shtëpi nga Suedia me rezultat 0:3, njofton Insajderi.

Në fillim ndeshjen më mirë e filluan ‘dardanët’ pasi krijuan disa raste, ndërsa më pas ndeshjen në kontroll e morën suedezët.

Në daljen e parë serioze shënuan mysafirët me Augustinsson (12’), teksa 10 minuta para mbylljes së takimit, dyfishuan rezultatin Isak.

Në pjesën e dytë Challandes u mundua të ndryshonte diç në rezultat duke bërë disa ndryshime, mirëpo nuk dolën të frytshme.

Në minutën e 70-të të ndeshjes, miqtë shënuan përsëri, kësaj radhe me penallti me Larsson.

Deri në fund Kosova u mundu së paku të ngushtonte rezultatin, por pa efikasitet, ndërsa Suedia herë pas here rrezikonte me kundërsulme, duke mos shpenzuar më shumë energji.

Duhet cekur që në fundin e takimit, Bernard Berisha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kështu duke lënë Kosovën me 10 lojtarë në fushë.

Pas dy ndeshjeve Suedia ka pikë të plota dhe ndodhet në vendin e parë, teksa Kosova ndodhet në vendin e fundit.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e luan me Spanjën si mysafire, të mërkurën me fillim nga ora 20:45, të stadiumin e Sevillës. /Insajderi.com