Me banerin “Mirë se vini në Republikën e Kosovës”, e me kampionët e xhudos në ulëset e stadiumit “Fadil Vokrri”, Kosova e hapi ndeshjen kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
“Dardanët” e nisën furishëm takimin, duke sulmuar me Rashicën i cili doli dy herë përballë me Unai Simeon dhe me Rashanin që e lansoi një “predhë” në drejtim të portës së Spanjës, por fati nuk ishte në anën e tyre, shkruan Shqip.com.
Spanjollët, që e kishin posedimin, por jo edhe rastet, në mundësinë e parë për shënim arritën që ta dërgojnë topin rë rrjetë .
Edhe pjesa e dytë ishte e Kosovës sa i përket rasteve, por Vedat Murqi nuk u tregua konkret në shancin më të mirë të ndeshjes. Kurse në anën tjetër ishte skenari i njëjtë. Spanja përsëri në të vetmin shancë për shënim, arriti të realizonte gol me anë të Ferran Torres.
Pas kësaj humbje, Kosova mbetet në vendin e katërt me tre pikë, kurse Spanja vazhdon të mbetet lidere e Grupit I me 16 pikë.
Atë që nuk e bëri Kosova, sonte arriti të bënte Shqipëria, pasi mposhti San Marinon me rezultat 5-0.
Manaj, Laci, Broja, Hysaj dhe Uzuni me nga një gol ia dhuruan kuqezinjëve tre pikë të “arta”, pasi Polonia barazoi ndaj Anglisë me rezultat 1-1 dhe kështu skuadra e udhëhequr nga Reja ka dalur në vendin e dytë në tabelë edhe është në rrugë të mirë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:
Greqia 2-1 Suedia
Italia 5-1 Lituania
Irlanda Veriore 0-0 Zvicra
Uellsi 0-0 Estonia
Islanda 0-4 Gjermania
Maqedonia e Veriut 0-0 Romania/Insajderi.com