Kosova pëson humbjen e pestë, mposhtet nga Turqia

Kosova pëson humbjen e pestë, mposhtet nga Turqia

Kosova ka pësuar humbjen e pestë në kualifikueset e Botërorit “Rusia 2018”, pasi u mposht nga Turqia me rezultat 4-1.

Pas humbjeve nga Kroacia, Ukraina, Turqia dhe Islanda, Kosova shtoi edhe një humbje në listë duke pësuar nga turqit në ndeshjen kthyese.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Amir Rrahmani i cili shënoi atë të barazimit. Golat për Turqinë i realizuan Sen, Under, Yilmaz dhe Tufan.

Me këtë humbje Kosova mbetet e fundit të tabelës me 18 gola të pësuar për 6 ndeshje.