Kosova pëson përsëri nga Sllovakia, këtë herë me rezultat të thellë

Kosova pëson përsëri nga Sllovakia, këtë herë me rezultat të thellë

Kosova për dy ditë ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me Sllovakinë në udhëtim.

Njëjtë si ditën e djeshme, edhe sot Kosova pësoi nga Sllovakia, por këtë herë me rezultat më të thellë.

Sllovakia arriti fitore me rezultat 82:65, ku në këtë humbje u dalluan për Kosovën, Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe Lis Shoshi me 14 pikë.

Dy ndeshjet miqësore i ndihmojnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq për të parë formën e lojtarëve, para ndeshjeve të muajit gusht.

Këto ndeshje janë shumë të rëndësishme në përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2021, ku Dardanët do të ballafaqohen me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Sfida e parë për Kosovën do të jetë ndaj Luksemburgut në udhëtim më 3 gusht.