Përfaqësuesja e Kosovës nis sot rrugëtimin e saj në fazën kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”, transmeton Insajderi.
Kosova sot do të jetë nikoqire në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të presë Suedinë në krye me Zlatan Ibrahimoviq.
Bernard Challandes do të ketë mungesa të rëndësishme për këtë sfidë, sidomos në repartin defanziv, aty ku Amir Rrahmani, Ibrahim Dreseviq e portieri Arijanet Muriq nuk do të jenë të pranishëm.
Një mungesë mjaft e rëndësishme do të jetë edhe ajo e Valon Berishës në mesfushë.
Kosova gjendet në grupin B, ku përveç Suedisë, do të përballet edhe me Spanjën pas tre ditëve, Greqinë dhe Gjeorgjinë në muajin qershor. /Insajderi.com