Kosova – San Marino, ndeshja miqësore dhe axhenda para takimit

Kosova – San Marino, ndeshja miqësore dhe axhenda para takimit

Miqësorja e parë për muajin qershor për Kosovën do të jetë ajo kundër San Marinos, njofton Insajderi.

Ndeshja do të zhvillohet të martën më 1 qershor, duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para se të zhvillohet ndeshja, nesër të dy ekipet përfaqësusese do të zhvillojnë stërvitje si dhe trajnerët e të dy skuadrave do të paraqiten para mediave.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, do të flas në një konferencë për shtyp nga ora 15:30, kurse nga ora 16:00 skuadra e tij do të zhvillojë stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje.

Nga ana tjetër, trajneri i San Marinos do të flas para mediave nga ora 17:00 kurse stërvitja e tyre mbahet nga ora 17:30. /Insajderi.com