
FIFA ka publikuar ranglistën më të re të kombëtareve të futbollit, pas ndeshjeve të muajit shtator, njofton Insajderi.
Kosova në ndeshjet e shtatorit ka barazuar me Moldavinë në Parma dhe ka humbur në stadiumin “Fadil Vokrri” nga Greqia dhe këto rezultate, kanë bërë që përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të pësojë rënie në ranglistën botërore.
Në ranglistën e re, Kosova tani renditet në vendin e 116-të, kurse herën e fundit ishte pozicionuar në vendin e 115-të./Insajderi.com.