Kosova sot e nis kundër Kroacisë në Botërorin e hendbollit

Kosova sot e nis kundër Kroacisë në Botërorin e hendbollit

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll sot në Spanjë do të garojë në kampionatin botëror të juniorëve.

Ekipi i juniorëve të Kosovës synon befasinë qysh në ndeshjen e parë të kampionatit botëror, që nis të martën (sot) në Spanjë.

Kosova të hënën është vendosur në Vigo dhe në mbrëmje ka mbajtur një stërvitje përpara duelit me Kroacinë, që zhvillohet sot prej orës 17:00 dhe i takon Grupit C.

Kosova në grupin C është së bashku me Bahreinin, Brazilin, Hungarinë, Portugalinë dhe Kroacinë.

Hendbollistët e rinj të Kosovës janë përgatitur për një muaj për këtë ngjarje të rëndësishme, derisa kualifikimin e kanë siguruar në muajin prill pas triumfit në “IHF Trophy Intercontinental” dhe tani synojnë të shfrytëzojnë këtë moment të artë.