Kosova sot përballet me Greqinë

Kosova sot përballet me Greqinë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ndeshet të mërkurën kundër Greqisë.

Ky duel zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, ku Kosova nuk është paraqitur ashtu siç ishte pritur.

Vetëm një pikë kanë grumbulluar dardanët gjatë tri ndeshjeve të para.

Kosova ishte mposhtur në Prishtinë me rezultat 1-2, ndërsa sot do të luajnë në udhëtim në Stadiumin “Athens Olympic”.

Përfaqësuesja paraqitet me mungesa të mëdha, ku përpos atyre që ishin në ndeshjet kundër Maqedonisë e Sllovenisë, në këtë ballafaqim me Greqinë do të mungojë edhe ku Arbër Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova. /Insajderi.com