Pasi e kaloi fazën e parë kualifikuese, Kombëtarja U-19 e Kosovës i ka mësuar emrat e kundërshtarëve për rrethin elitë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Finlanda 2018”.
Dje, në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për rrethin elitë për Kampionatin Evropian U-19 “Finlanda 2018”.
Kombëtarja e U-19 është në grupin e 5-të bashkë me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakinë.
Ndeshjet do të zhvillohen prej 21 deri më 27 mars 2018, dhe vetëm kombëtarja që e zë vendin e parë në grup kualifikohet për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Finlandë prej 16 deri më 29 korrik 2018.
Këto janë grupet e rrethit elitë:
Grup 1: Gjermania, Holanda, Norvegjia, Skocia
Grup 2: Maqedonia, Anglia, Hungaria, Letonia
Grup 3: Republika e Çekisë, Italia, Greqia, Polonia
Grup 4: Rumania, Ukraina, Suedia, Serbia
Grup 5: Portugalia, Republika e Irlandës, Sllovakia, Kosova
Grup 6: Spanja, Franca, Belgjika, Bullgaria
Grup 7: Danimarka, Austria, Turqia, Bosnja dhe Hercegovina./Express/