Kosova U-21 nis përgatitjet për ndeshjen me Andorrën

Kosova U-21 nis përgatitjet për ndeshjen me Andorrën

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll, ka nisur përgatitjet që nga e marta për ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2023, që do ta zhvillojë me Andorrën, njofton Insajderi.

Ndeshja kundër Andorrës do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 8 qershor.

Seanca e parë stërvitore është mbajtur në Kampion Edukativ Nacional në Hajvali.

Përzgjedhësi Michael Nees, ka pasur në dispozicion 21 lojtarë nga 31 sa janë në listën e plotë.

Sipas njoftimit të FFK-së, pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në ditët e ardhshme, pasi t’i kryejnë obligimet në klubet e tyre, ndërsa më pas lista e futbollistëve do të reduktohet në 24 lojtarë të cilët do t’i vazhdojnë përgatitjet intensive për duelin kundër Andorrës.

Stërvitjen e radhës Kosova U-21 do ta zhvillojë të mërkurën nga ora 11:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. /Insajderi.com