Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll, zbret sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, për duelin me Anglinë U-21, që është një nga më të fortat në botë
Edhe pse favorit absolut janë anglezët, përfaqësuesja e Kosovës, do të provojë të shkaktojë befasi, transmeton Insajderi.
U-21-shat e Kosovës, kanë ditur të bëjnë befasi në të kaluarën, duke barazuar me Gjermanin në Prishtinë dhe duke fituar shumë ndeshje ku ata nuk llogariteshin si favorit.
Ky takim, do të fillojë nga ora 19:00./Insajderi.com