Kosova U19 i mbyll me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian

Kosova U19 i mbyll me humbje kualifikimet për Kampionatin Evropian

Kombëtarja e Kosovës U19 është eliminuar nga faza e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.

‘Dardanët’ e rinj janë mposhtur edhe nga Uellsi me rezultat 2:0.

Pinchard dhe Williams shënuan për fitoren e Uellsit.

Kosova pas tri ndeshjeve në grupin e 5, renditet në vendin e katërt me një pikë.

Pikën e vetëm Kosova e ka marrë kundër Rusisë, duke barazuar 1:1 në xhiron e parë. Të shtunën Kosova U19 pësoi humbje të thellë, 4:1 nga Polonia.