Kosova U21 dëshpëron, vetëm barazim me Azerbajxhanin

Kosova U21 dëshpëron, vetëm barazim me Azerbajxhanin

Kosova U21 është ndarë në barazim me Azerbajxhanin U21.

Përfaqësuesja e Kosovës U21, nuk ka arritur ta mposht Azerbajxhanin në udhëtim, raporton Insajderi.

Në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Euro U-21 të vitit 2019, ndeshja e luajtur në Azerbajxhan përfundoi pa gola, 0:0.

Azerbajxhani e dominoi Kosovën me posedimin e topit, 58% me 42%, kurse, Kosova pati më shumë gjuajtje në portë, 12 kundrejt 4 të Azerbajxhanit.

Vendasit mbetën me 9 lojtarë, kur Anton Krivotsyuk dhe Ilkin Sadigov u përjashtuan nga loja pas dy kartonave të verdhë, në minutat 87 de 94 të takimit.

Kosova U-21 ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Azerbajxhantit si vendas, më 22 mars të vitit të ardhshëm.

Përfaqësuesja e Kosovës pas këtij barazimi renditet në pozitën e katërt në grupin e pestë të kualifikimeve, me 7 pikë pas 6 ndeshjeve të luajtura. /Insajderi