Kosova U21 mposhtë Andorrën U21

Kosova U21 mposhtë Andorrën U21

Kosova U21 i ka filluar me fitore ndeshjet kualifikuese për evropianin e vitit 2023, duke e mposhtur Andorrën U21 me rezultat 2-0, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e takimi u mbyll pa gola, edhe pse “Dardanët” dominuan me posedim të topit, nuk pati pothuajse asnjë rast të mirë shënimi.

Në pjesën e dytë u vrejt një Kosovë krejt tjetër.

Dyjsha e future në pjesën e dytë Dion Berisha dhe Mark Marleku, i dhanë rrjedhë tjetër ndeshjes.

Fillimisht ishte Berisha që shënoi për 1-0 pas një gabimi në mbrojtje nga Andorra.

Sulmuesi Mark Marleku vendosi fatin e ndeshjen kur shënoi gol të bukur në minutën e 85-të për të dyfishuar rezultatiN.

Këto janë tri pikë e para të përfaqësueses kosovare për kualifikime në EURO 2023./insajderi.com