Kosova vazhdon ecurinë pa humbje

Kosova vazhdon ecurinë pa humbje

Kosova nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 kundër Bullgarisë, të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Ky ishte testi i parë i rëndësishëm për “Dardanët” këtë vit, pasi takimi u zhvillua në kuadër të Grupit A, për kualifikimet “Euro2020”.

Kosovarët e filluan më mirë ndeshjen, por e gjetën veten në disavantazh në minutën e 39-të, pasi Vasil Bozhikov shënoi me kokë, shkruan Insporti.

Dominimi i kosovarëve vazhdoi në pjesën e parë, derisa pati raste të volitshme shënimi, por Milot Rashica nuk u tregua i suksesshëm në disa pozita të volitshme.

Donimi i kosovarëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, interval ku e arritën golin e barazimit.

Arbër Zeneli shënoi golin e vetëm për djelmoshat e Bernard Challandesit, në minutën e 61-të, duke i siguruar tanëve një pikë të rëndësishme nga përballja.

Pas këtij barazimi, Kosova pozicionohet në vendin e tretë në Grupin A, pesë pikë më pak se lideri Anglia, derisa Bullgaria ka dy pikë, derisa vazhdon ecurinë impresive pa humbje që nga tetori i vitit 2017.

Mirëpo, Kosova ka një ndeshje më pak të luajtur, së bashku me Republikën Çeke, e cila pozicionohet në vendin e fundit në grup pa asnjë pikë. /Insporti.com/