Kosova është vendi që paguan më së shumti në Ballkan sportistët që arrijnë të fitojnë medalje olimpike, shkruan Insajderi.
Rekordi olimpik që e arrinë një sportist paguhet 200 mijë euro, medalja e artë 100 mijë, e argjendta 60 mijë ndërsa e bronzta 40 mijë euro.
Në pjesëmarrjen e tyre të dytë në Lojëra Olimpike, Kosova numëron tri medalje të arta, gjë që disa shtete nga Ballkani ende nuk e kanë arritur një sukses të tillë.
Mediumi nga Kroacia, “24sata.hr” ka publikuar listën e shteteve ballkanike që shpërblejnë më së shumti medalistët e tyre olimpik.
Sipas raportimeve të këtij mediumi, Kosova zë vendin e parë sa i përket shpërblimeve të sportistëve, pasi paguan 100 mijë euro për secilin medalistë të artë olimpik.
Pas Kosovës, e dyta në listë është shteti fqinjë, Serbia e cila medalistët e artë i shpërblen me 70 mijë.
Pastaj Mali i Zi dhuron 35 mijë euro për medalistët e tyre.
Shumën më të çuditshme e jep Bosnja dhe Harcegovina me vetëm 2300 euro.
Në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokyo, Kosova aktualisht numëron dy medalje të arta, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova./Insajderi.com