Kosova vs Anglia – Formacionet zyrtare

Kosova vs Anglia – Formacionet zyrtare

Kosova U-21 e pret sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, njërën nga ekipet më të fora në botë, Anglinë U-21.

Të dy ekipet i kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare pak para përballjes së tyre.

Trajneri i Kosovës, Rafet Prekazi, ka hyrë në këtë takim me formacionin 4-1-3-2, me këta lojtarë: Smakiqi: Kastrati, Sadriu, Hajrizi, Kurtulus: Abedini: Kryeziu, Bafriu, Selmani: Manaj, Veliu.

Ndërsa ekipi i Anglisë, ka hyrë në këtë takim me formacionin 4-3-3, me këta lojtarë: Ramsdale, Aarons, Godfrey, Guehi, Kelly: Gallagher, Davies, Skipp: Saka, Nketiah, Cantwell.

Lojtarët si Aarons, i cili luan standard tek ekipi i Norwich dhe Saka e Nketiah, që janë dy nga lojtarët që paraqiten konstant me ekipin e Arsenal, janë rreziku kryesorë i portës së Kosovës./Insajderi.com.