Kosova zbulon listën për ndeshjen vendimtare me Malin e Zi

Kosova zbulon listën për ndeshjen vendimtare me Malin e Zi

Përzgjedhësi Bujar Qerimi ka publikuar të premten 20 hendbollistë të përfshirë në listën e Kosovës para ndeshjeve të fundit eliminatore për “Euro 2022”, transmeton Insajderi.

Qerimi të premten publikoi listën për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë.

Fokusi i Kosovës është te ndeshja me Malin e Zi, që luhet më 28 prill në Prishtinë. Me fitore eventuale në atë ndeshje, Kosova kualifikohet për Evropianin e vitit të ardhshëm.

Do të ishte ky një sukses historik. Ende asnjë përfaqësuese kosovare nuk është kualifikuar në Evropian, në sporte ekipore.

Ndaj suedezëve Kosova më 2 maj është thuajse pa gjasa meqë kjo përfaqësuese në fund të janarit u rendit e dyta në botë.

Në Përfaqësuese janë kthyer Fatlum Ahmeti e Bashkim Gashi, që bëjnë karrierë në Suedi. Ndërkohë Agon Bajqinovci i Prishtinës dhe Arbios Mushkolaj e Arti Luzha të Besa Famgas janë ftuar për herë të parë.

Hendbollistët e ftuar për ndeshjet me Malin e Zi dhe Suedinë:

Agon Bajqinovci, Kastriot Jupa, Bashkim Gashi, Valon Dedaj, Fatlum Ahmeti, Drenit Tahirukaj, Deniz Terziqi, Arti Luzha, Arbios Mushkolaj, Luigj Quni, Festim Mustafa, Drilon Tahirukaj, Lulzim Shabani, Haris Berisha, Bujar Ramosaj, Jon Muqolli, Leonard Gegaj, Rron Ramadani, Egzon Gjuka, Liridon Zena. /Insajderi.com