![Kosovari 16-vjeçar nënshkruan kontratë me gjigantin e Bundesligës [Foto]](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/leipzig_1543-730x440.jpg)
Një tjetër talent kosovar premton të lë gjurmë në futbollin gjerman.
Bëhet fjalë për 16-vjeçarin Mehmet Ibrahimi.
Ibrahimi, i cili luan te grupmoshat e RB Leipzig, është shpërblyer me kontratë profesionale nga klubi gjerman.
Sulmuesi i majtë ka zhvilluar 14 ndeshje për grupmoshat U-17 të Leipzig ku numron 4 gola dhe 1 asistim.
Kosovari me pasaportë gjermane poashtu ka zhvilluar dy ndeshje për grupmoshat U-17 të Gjermanisë.
Mbetet të shihet nëse në të ardhmen do të marr ndonjë ftesë nga Kosova apo do të vazhdoj me Gjermaninë.
Leipzigu është lider me 33 pikë në Bundesligë, pas 15 xhirove.