
Gentiana Beqa-Ahmeti e ka fituar vendin e parë në kategorinë ‘Wellness Fitness’ në kompeticionin e mbajtur në Barcelonë.
Në një konkurrencë shumë të fortë, ku pjesëmarrëse ishin 33 vajza të cilat synuan vendin e parë, Kampionia Evropiane e vitit 2016, arriti të stoliset me medaljen e artë.
Beqa-Ahmeti ishte femra e vetme shqiptare që mori pjesë në këtë garë, e cila konsiderohet si një nga garat më të mëdha të fitnesit dhe bodybuilding-ut në Evropë.