Kosovë – Çeki, biletat dalin në shitje sot – Këto janë detajet e ndeshjes

Kosovë – Çeki, biletat dalin në shitje sot – Këto janë detajet e ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvilloj dy ndeshjet e radhës në muajin shtator.

Fillimisht Kosova do të përballet në Prishtinë me Republikën e Çekisë, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet jashtë shtëpisë në udhëtim te Anglia.

Biletat për ndeshjen Kosovë – Çeki do të dalin në shitje sot (e hënë, 19 gusht), ka njoftuar FFK.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Çeki, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”.

“Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app”, ka njoftuar FFK.

Biletat pritet të jenë pesë euro mbrapa golave, 10 euro në Lindje si dhe 20 euro në Perëndim, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro.