Kosovë – Greqi, ka një rast pozitiv me Covid 19

Kosovë – Greqi, ka një rast pozitiv me Covid 19

Mbrojtësi i majtë grek, Kostas Tsimikas ka rezultuar pozitiv me Covid 19, kështu duke shtuar problemet në fazën e mbrojtjes për kombëtaren Greke.

Në testet e kryera para ndeshjes me Kosovën e cila do të zhvillohet ditën e nesërme në “Fadil Vokrri”, është zbuluar se Tsimikas është pozitiv me Covid 19 dhe lojtari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që Greqia luan ndaj Kosovës, njofton Insajderi.

Futbollisti më I ri I Liverpool, do të duhet të qëndrojë I izoluar për 14 ditët e ardhshme.

Ndryshe, edhe Kosova ka shumë probleme pas situatës pandemike, me përzgjedhësin Bernard Challandes që duhet t’i bëjë llogaritë pa 10 futbollistë që nuk janë lejuar nga klubet e tyre, por që fatmirësisht, nuk ka asnjë rast pozitiv me Covid 19./Insajderi.com.