Kosovë – San Marino: Formacionet zyrtare

Kosovë – San Marino: Formacionet zyrtare

Kosova dhe San Marino do të përballen të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00, raporton Insajderi.

Të dy kombëtaret kanë bërë zyrtare formacionet e tyre për këtë ndeshje.

Nga ana e “Dardanëve” debutues do të jenë Destan Bajselmani në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Blendi Idrizi si mesfushor ofanziv.

Selektori Bernad Challanes ka vendosur të luaj me formacionin 4-3-3.

Samir Ujkani do të jetë në portë.

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga: Destan Bajselmani, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Mërgim Vojvoda.

Në mesfushë do të jenë Besart Halimi, Hekuran Kryeziu dhe Blendi Idrizi.

Repartin ofanziv do ta përbëjnë Lirim Kastrati, Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.

No description available.

Nga ana tjetër, selektori i San Marinos, Franco Varrella do të startojë me formacionin 4-4-2.

Në portë do të jetë Benedettini.

Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Palazzi, Rossi, Fabbri, D’Addarlo.

Në mesfushë do të jenë Mularoni, Golinucci, Lunadei, Tomassini.

Kurse, Vitaioli dhe Nanni do të jenë në sulm.

No description available.

Përfaqësuesja kosovare shihet se pretendent apsolut përballë San Marinos të cilët nuk kanë shënuar gol që nga 16 nëntori i vitit 2019./Insajderi.com