Sonte nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfaqësuesja e Kosovës do të ballafaqohet me Greqinë, në kuadër të kualifikimeve në Ligën e Kombeve.
UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët e kësaj sfide ku drejtësia i është besuar çekut Pavel Kralovec, njofton Insajderi.
Asistentët e tij do të jenë Ivo Nadvornik dhe Tomas Moukrusch, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Miroslav Zelinka – të gjithë nga Çekia./Insajderi.com.