Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se çmimet globale të ushqimit janë rritur me ritmin më të shpejtë mujor në mbi një dekadë, transmeton Insajderi.
Sipas tyre, furnizuesit janë prekur nga ndërprerjet e prodhimit, punës dhe transportit gjatë pandemisë.
“Shqetësimet janë në rritje për inflacionin më të gjerë dhe sesi faturat më të larta të ushqimeve do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të botës”, raporton ‘BBC’.
Në bazë vjetore, çmimet e ushqimit u rritën 39.7% në maj fitimi më i madh që nga tetori 2010.
Indeksi i çmimit të ushqimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të KB ndjek çmimet në të gjithë botën për një sërë ushqimesh duke përfshirë drithërat, farërat e vajit, produktet e qumështit, mishin dhe sheqerin./Insajderi.com