
Klubi anglez, Everton ka shprehur intersim për transferimin e mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton Insajderi.
Sipas “90min”, trajneri i skuadrës angleze, Rafa Benitez dëshiron transferimin e tij gjatë këtij afati kalimtar
Benitez morri drejtimin e Everton javë më parë, dhe menjëherë ka bërë listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferoj.
Senegalezi ka kontratë me Napolin deri në qeshor të vitit 2023, por mund të largohej nëse për transferimin e tij vjen një ofertë prej 50 milion euro.
30-vjeçari, edicionin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me napolitanët në të gjitha garat, duke shënuar një gol./insajderi.com